Kandidati i Vetëvendosjes në Gjilan, Sami Kurteshi së bashku me këshilltaren e Kuvendit Komunal, Arijeta Rexhepi sot kanë prezantuar zotimet tona për fushën e arsimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve me çerdhe, parqe e terene sportive.
Komunikata e plotë:
Gjilani i ka vetëm dy çerdhe funksionale, të cilat janë trashëguar nga koha e shkuar, dhe është duke u ndërtuar edhe një çerdhe prej donatorëve të huaj, e cila çerdhe ende nuk është përfunduar. Pra janë tre çerdhe publike në një popullësi prej thuajse 100.000 banorësh, saç i ka Komuna e Gjilanit. Në kushte të tilla, shumica e familjeve nuk kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe, dhe kjo siç është vërtetuar prej studiuesve të pedagogjisë fëminore, ndikon për keq në aftësitë socializuese e shoqërore të atij fëmije, edhe kur ai të rritet.
Ne do të ofrojmë për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, një shujtë falas. Kjo shujtë do të jetë e përbërë prej një kifleje, një molle apo dardhe, dhe një paketimi me qumësht.
Në planin tim, përveç funksionalizimit të plotë dhe investimit për standardizim në tre çerdhet aktuale, do të ndërtojmë në mandatin e parë së paku edhe katër çerdhe të tjera, një nga të cilat do të jetë në qytet, dhe tre do të jenë në fshatrat e mëdha. Këto çerdhe do të shërbejnë për jo më shumë se 100 fëmijë, dhe do të jenë të pajisura me të gjitha mjetet sipas kritereve më të mira evropiane. Kostoja e këtyre katër çerdheve do të jetë gjithsej 800.000 euro, pra nga 200.000 euro për çerdhe.
Pra, së paku, brenda katër viteve Gjilani do të ketë edhe katër çerdhe të tjera.
Përveç kësaj, ne do të ndërtojmë dhe do të rregullojmë 10 terrene sportive në Komunën e Gjilanit, nëpër fshatra dhe në lagje të qytetit. Këto terrene sportive do të jenë fusha basketbolli e volejbolli, si edhe fusha për futboll të vogël, sipas standardeve më të mira.
Po ashtu shkollat që ne do të ndërtojmë do të jenë të pajisura me kabinete moderne, me të gjitha mjetet e duhura të punës, si dhe me salla e terrene sportive modern që do të zhvillohet dhe aktivitet fizike. Secila shkollë do të kushtojë rreth 2 miloin euro dhe në total do të jenë 4 milion euro.
Të gjitha shkollat do t’i pajisim me kabinete modernë dhe bibliotekë dhe kënde të leximit.
Gjatë mandatit tonë , ne do të rregllojmë dy parqet ekzistentë dhe do të ndërtojmë edhe 5 të reja, duke i pajisur me kënde lojërash për fëmijë e duke i bërë disa terrene të përshtatshme edhe për patina, skateboard apo ciklizëm, që të jenë atraktive edhe për të rinjtë. Një park i till kushton 50 000 euro dhe në total ne do të investojmë 300 000 euro për parqet, shumë e cila është tërësisht e përballueshme nga buxheti komunal.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...