Google ADS

Kandidati i PDK-së Shaqir Totaj akuzohet nga ‘Arpagjikët’

11:44 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Tifozët e klubit të basketbollit “Bashkimi” në Prizren kishin kërkuar më herët dorëheqjen e kryetarit të klubit Shaqir Totaj, derisa ky i fundit tashmë është kandiduar nga PDK-ja për kryetar komune. Tifozët në të njëjtën kohë e kishin akuzuar atë se e ka dëmtuar klubin.

“Të shkarkohet kryetari i klubit basketbollistit të Bashkimit, Shaqir Totaj”, ishte kërkesa e grupit të tifozëve prizrenas ‘Arpagjikët’ , të cilët kanë renditur një numër të arsyeve.

E gjithë kjo sipas tifozëve, Totaj është përgjegjës kryesor për degradimin e klubit, i cili humbi në finale të serisë së “Play-Off” kundër Sigal Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Sipas Arpagjikëve, në kohën derisa Totaj është kryetar, klubi është i zhytur në borxhe dhe në krizë financiare.

“Prej një ambienti ku nuk je i pëlqyer, më mirë largohu dhe mos na dëmto edhe më shumë. Përkrahja jonë në asnjë moment nuk është ndalur dhe nuk kemi pushuar ani pse me vite të tëra keni hasur në dashni pa kthim apo dashuri të njëanshme. Kemi përkrahur dhe respektuar çdo person që është afër me klubin si trajnerët, lojtarët e anëtarët e kryesisë, në veçanti kryetarin i cili 3 vite është në krye të klubit”, thuhet në letrën e grupit.

Tifozët e akuzojnë Totajn se derisa ishte kryetar, klubi është zhytur në borxhe. “Kjo situatë dikujt edhe i konvenon dhe pa marrë parasysh situatën, jemi të renditur mirë në tabelë ku vitin e fundit humbëm finalen duke na munguar organizimi i mirëfilltë i kryesisë dhe kompaktësia kryesi-trajner-skuadër-tifozeri”, thuhet në letër.

Për tifozët edhe ish-menaxheri është i padëshiruar në klub. “Tashmë ju dy jeni persona non grada për tifozët dhe qytetarët prizrenas. Këtë edhe vet e dini. Jepni dorëheqje morale sepse nuk do të guxoni të hyni ma në qendrën sportive e lëre më diçka më shumë”, thuhet në letër.

“Derisa pas ndeshjes së dytë finale (e para në Prizren) pësuam humbje mu ky person bashkë me personin tjetër nga federata dhe referët festonin humbjen e Bashkimit në një darkë solemne e cila ka kushtuar hiq më pak se 150€. E po mos të hym më thellë tek financat sepse gjithqka është e arsyshme falë pozitës së kryetarit dhe kërkojmë auditim ndërkombëtar për klubin sepse kjo çfarë po ndodh është katastrofë në vete e papranueshme. Mosaktivizimi i tij si kryetar e kryesisë (nëse ekziston një e tillë) ka bërë që në Prizren të funksionojnë shumë klube në veçanti kategori të ulëta të cilët nesër do t’i bëjnë konkurrencë edhe Bashkimit. Boll ma! Profiterave që nepërmjet emrit të klubit mendojnë të bëjë emër për vete iu ra maska. Talent, ik nga BASHKIMI”, thuhet në letër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme