Kandidati i PDK-së për Shtimen, Naim Ismajli, ka thënë se programi i partisë që ky përfaqëson, është më i duhuri për banorët e kësaj komune.
Ai ka bërë të ditur në Edicionin Zgjedhor, se ka program të qartësuar dhe me burime financiare, përcjell Klankosov.tv.
”Kemi një program të qartësuar, me projekte dhe me kosto financiare në secilën fushë. Kemi gjashtë fusha strategjike në të cilat kemi bazuar programin”.
‘Të gjitha këto fusha përfshijnë projekte me vlerë totale 13 milionë e 635 mijë euro. Projektet më kryesore që shtrihen në këto fusha do të jenë ato që përmirësojnë edhe më tutje infrastrukturën:
Ndërtimi i objektit të ri në QKMF, vendosja e aparaturave apo furnizimi i barnave nëpër punkte, në të cilët do të shërbejnë mjekët e mjekësisë familjare dhe atë të urgjencës”.
”Në bujqësi do të investojmë edhe më tutje, në rrjetet e ujit, kanalizimin e ujërave atmosferike”.
”Unë nuk po shoh asnjë nga programet të cilat janë konkrete. Unë fola për një program konkret, me shifra konkrete. Dhe totali i këtij projekti ka burimin e financimin”.
”Asnjë nga këto projekte të vendosura, nuk janë premtu më herët, janë projekte të reja”.
”Kur jemi në shëndetësi do të bëjmë zgjerimin e hapësirave të QMF dhe QKMF-ve. Shërbime shëndetësore primare avancuar në konceptin e mjekësisë familjare”.
”Furnizimi dhe rritja e kapaciteteve për emergjencë. Mbështetja e shërbimev shëndetësore shtëpiake”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?