Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, ka takuar sot në Tiranë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Kryetari Hoxhaj dhe kreu i PD-së Basha kanë diskutuar për raportet bilaterale Kosovë – Shqipëri dhe nevojën për unfikimin e këtij bashkëpunimi.
Hoxhaj ka falënderuar Bashën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës deri më tani dhe ka kërkuar që mbështetja e faktorit politik në Shqipëri për Kosovën të vazhdojë.
“Faktori politik në Shqipëri duhet t’i japë mbështetje liderëve tanë në Hagë. As Kadri Veseli, as Hashim Thaçi, as Jakup Krasniqi, as Rexhep Selimi, asnjëri nuk është si individ në gjykatë. Kauza jonë për liri qëndron pranë një gjykate dhe shqiptarët kudo që janë duhet ta mbështesin këtë kauzë.”, ka theksuar Hoxhaj, shkruan arbresh.info.
Hoxhaj u shpreh i sigurtë që PDK-ja do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe qëllimi i tij është ta krijimi i një plani të ri strategjik në raport me Shqipërinë, sepse kanë ndërruar parametrat nga viti 2008 e deri tash.
“Raportet politike në mes dy shteteve janë vëllazërore. Për ne Shqipëria është partner strategjik, ndërsa Kosova është partner i natyrshëm i Shqipërisë. Ne jemi dy shtete me dy kryeqytete, por duhet ta kemi një qëndrim në raport me Gjykatën Speciale, me raportet tona bilaterale Kosovë -Shqipëri dhe një qëndrim në raport me temat të cilat do t’i ketë Kosova në të ardhmen sa i takon antarësimit në NATO, në BE dhe temës së liberalizimit të vizave dhe z. Basha deri më tash nga pozitat që i ka pasur ka qenë mbështetës i madh i Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se Shqipëria do të jetë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj të integrimit.
“Partia Demokratike, Shqipëria, është në mbështetje të plotë të Kosovës në objektivat e saj për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.”, ka thënë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Më tej, lideri i PD-së Basha ka thënë se të gjitha partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri, duhet që të flasin me një zë sa i përket Gjykatës Speciale dhe aktakuzave ndaj drejtuesve të shtetit të Kosovës sepse asnjëherë nuk mund të ndryshohet historia./arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...