Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, shpalosi platformën e tij qeverisëse për mandatin katërvjeçar, e cila tha se konsiston nga pesë shtylla themelore:
Administrata komunale dhe vendosja e qeverisjes profesionale
1. Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik
2. Familja dhe shoqëria
3. Arsimi dhe shëndetësia
4. Kultura dhe sporti
Krasniqi, i cili udhëhoqi këtë komunë gjatë viteve 2009-2013, u shpreh po ashtu se synon ta realizojë edhe projektin e ngrohjes qendrore, të ngrisë kapacitete profesionale dhe të tjera të shëndetësisë të komunës në mënyrë që të përballojnë dhe shërojnë edhe sëmundje që janë profesionale dhe që vijnë kryesisht nga faktorët që krijon kompania e KEK-ut, d.m.th sëmundje profesionale respiratore të kancerit dhe të tjera, dhe që zhvillimi ekonomik të kalojë në një stad tjetër, duke premtuar se do ndryshojë formulën e ndarjes së brendshme të buxhetit në favor të subvencioneve dhe granteve në bujqësi, të cilat tha se krijojnë mundësi reale për vendet e reja të punës.
Për fund Krasniqi u shpreh i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet e 17 tetorit, duke thënë se mendon që në balotazh do të jetë me kandidatin e Vetëvendosjes, ndërsa i treti në radhë sipas tij do të radhitet kryetari aktual i kësaj komune./klankosova/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit