Jeton Biqkaj, kandidat për kryetar të Kamenicës nga radhët e LDK-së, tha se nëse merr mandatin katër vjeçar, do të fokusohet në problemet e mungesës së ujit të pijshëm, ujërat e zeza, infrastrukturën, si dhe ndaljen e shpërnguljes së banorëve të Kamenicës në qytete apo shtete tjera.
Ndër prioritetet kryesore, Biqkaj përmendi problemin e qenve endacak, ndërsa premtoi ndërtimin e një strehimoreje për ta.
“Kemi menduar që të ndërtohet një strehimore për trajtimin e qenve endacak, pasi fëmijët dhe nxënësit janë në rrezik nga qentë”, tha Biqkaj në Edicionin Zgjedhor.
Sa i përket ekonomisë, kandidati i LDK-së tha se do të fokusohen në krijimin e vendeve të punës, turizmin malor dhe subvencionimin apo stimulimin e bujqve, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Biqkaj kritikoi politikat e kryetarit të tanishëm, Qëndron Kastratit, sa i përket reformave në arsim.
“Reforma në arsim është filluar gabim pasi kemi 5 shkolla me 500 nxënës të cilët nuk vijojnë mësimet. Ky vendim duhet të ndryshohet, pasi ka shkolla që janë 80, 90 apo 100 nxënës. Nuk mund të vazhdohet kjo gjendje, kur nxënësit nuk mund të shkojnë në shkollë”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...