Përderisa kandidatët për këshilltar në asamble komunale edhe për kryetar në komuna të caktuara zhvillojnë fushata edhe japin premtime për projekte të ndryshme, njëri nga dy kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani, ditën e sotshme e ka kaluar në riparimin e defektit të rrjetit të ujësjellësit në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën matanë Ibrit.
Në të vërtetë banorët shqiptarë të kësaj lagje para dhjetë muajve kishin alarmuar ujësjellësin për një defekt dhe rrjedhje në gypin furnizues afër shtëpive të ndërtuara në Kroin e Vitakut, por përveç premtimit se defekti do të sanohet, ata për dhjetë muaj kanë qenë dëshmitar të humbjes së qindra mijëra kubikë uji të derdhur kot.
Kandidati për kryetar nga AKR, Betim Osmani, gjatë takimit me disa familjarë në këtë lagje, ku ka kërkuar të njihet me disa nga hallet edhe problemet imediate të tyre, ndonëse ai është banor i asaj zone edhe ende vetë ballafaqohet me telashe për ndërtimin e shtëpisë së vetë në pronën e vetë, është njoftuar për defektin dhe humbjen e ujit të pijshëm në atë lagje.
Betimi menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pasi ka vërtetuar këtë humbje enorme të ujit të pijshëm menjëherë ka kërkuar intervenim na zyrtarët e ujësjellësit rajonal dhe nga Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës Veri dhe pas insistimit permanent, ata kanë dërguar një ekip riparues që ka riparuar defektin dhe ka shpëtuar dhjetarë e qindra litra ujë të derdhura kot, duke dëshmuar se është koha e veprimit dhe jo e premtimeve edhe fjalëve të kota.
Ky veprim i ndërmarr pas insistimit të kandidatit për kryetar të Mitrovicës Veri Betim Osmani është mirëpritur nga banorët e kësaj lagje, ndërkohë që është dëshmi se insistimi dhe veprimi në të mirë të qytetarëve rezulton me sukses.
Në ditët e ardhshme Betim Osmani synon të takoj edhe banorët e lagjeve tjera ku do njihet me problemet që kanë, sikurse edhe do nis aktivitetet për zgjidhjen e çështjeve edhe problemeve që do ngrit-en nga qytetarët, pa dhënë premtime se ato do zgjidhen pas zgjedhjeve por duke i zgjidh ato në momentin më të shkurtër.
Betim Osmani është kandidati i dytë shqiptar që konkurron për numrin një në pjesën matanë Ibrit, ndërkohë që është në konkurrencë me Oliver Ivanoviq nga Iniciativa qytetare, Goran Rakiq nga Lista Serbe dhe Gonxhe Qaushi nga PDK.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...