Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash e për asamblistë të 38 komunave, nga 1,890,952 qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind
Për sa i përket kandidatëve për kryetarë komunash, ishte Bekim Jashari, kandidat i pavarur në Skenderaj, që prinë me më së shumti përqindje. Jashari mori 13.111 numër të votave, ose 85.59 për qind.
Pas tij, në Gllogoc, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci mori 13.124 vota, 59.34 për qind.
Rufki Suma, kandidat i pavarur për Komunën e Hanit të Elezit, ka fituar 57.32 për qind të votave, ose 2.823 vota. Suma ka fituar këtë komunë pa balotazh, duke mposhtur kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.
Ishte Gazmend Muhaxheri i LDK-së i cili në Pejë fitoi pa balotazh me 21.490 të votave, ose 50.35 për qind.
Edhe në Podujevë LDK-ja ka fituar pa Balotazh. Është Agim Veliu i cili mori 18.267 vota ose 48.37 për qind.
Nga rezultatet e deritanishme, nga 38 komuna në balotazh shkojnë: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva dhe Kllokoti.
Numër të madh të votave morën edhe në Prishtinë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje me 32.999 vota, 43,85 për qind, dhe Arban Abrashi nga LDK me 27,361 vota, 36,36 për qind.
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale