Kancelari Scholz: Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e BE-së

12:39 | 10 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë në një konferencë për medie se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovë, ngase sipas Scholz thotë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info

“Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, tha Scholz.

Ai ka shtuar se kushdo që dëshiron të bëhet anëtarë e BE, duhet të jetë në harmoni me vendimet e BE./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme