Sot, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i takojë ndaras liderët e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor që kurrsesi nuk po arrijnë të pajtohen.
Pasditja e sotme është e rezervuar për takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Me homologun nga Prishtina në Berlin, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flitet mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Sot, Scholz e ka rezervuar për takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin preken zhvillimet në statusin ndërkombëtar të shtetit serb dhe ofrimin e tij me BE-në.
Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...