Google ADS

Kancelari i Austrisë për situatën në veri: Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet

11:20 | 1 Qershor 2023
Artiona Citaku

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Nehammer tha se palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës.

“Kur jemi tek kjo situatë. Institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, tha ai në adresimin para mediave në prag të nisjes së Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi.

Kancelari austriak theksoi Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

“Ka ndikim të madh në de-eskalimin e konflikteve. Por, për të de-eskaluar duhen dy vende. Duhet edhe Kosova”, tha shefi i qeverisë austriake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme