Google ADS

Kancelari austriak nuk komenton propozimet për korrigjim të kufijve derisa të ketë plane konkrete

10:27 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka porositur se nuk dëshiron t’i komentojë propozimet për Kosovën lidhur me korrigjimin e kufijve, derisa nuk do të ketë plane konkrete për këtë.

Në kabinetin e tij kanë konfirmuar se Kurtz ka biseduar në Vjenë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai ka inkurajuar Thaçin dhe Vuçiqin që të vazhdojnë me përparimin e dialogut, duke ua rikujtuar se “është parakusht” për integrimin në BE.

Kurtz ka porositur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe se në këtë drejtim duhet tejkaluar nacionalizmat.

Debatin për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurz nuk ka dashur t’i komentojë, ndërsa në kabinetin e tij kanë njoftuar se për këtë do të deklarohet vetëm atëherë kur në tavolinë do të prezantohen planet konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme