Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Kurz e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kancelari i Austrisë e ka siguruar Hoxhajn për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e tij dhe shtetit austriak për Kosovën.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka falënderuar kancelarin e Austrisë për urimin miqësor dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz.
Vielen Dank für die Unterstützung!”, ka shkruar Hoxhaj në faqen e tij në Facebook.
Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e…
Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, December 24, 2020
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...