Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në mesin e kryeministrave që mori pjesë në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti, ka publikuar në Twitter një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se COVID-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.
Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së.
“Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kruz.
Very good to host @AlbinKurti in Vienna today. #COVID19 has shown the importance of strong international partnerships. We will keep up the good work between Kosovo and Austria #EUIntegration. pic.twitter.com/o3ZqXINS4x
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) June 18, 2021
Ndryshe në Samitin e sotëm për Ballkanin Perëndimor, u bë e ditur se Austria do t’i dhurojë një milion vaksina për vendet e rajonit, me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19.
Përveç ndikimit të pandemisë, në Samitin e sotëm në Vjenë u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe luftimin e migracionit të paligjshëm./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...