Në mbledhjen e datës 11 maj Bordi i RTK-së ka marrë vendim për fuzionimin e pozitës së kryeredaktorëve në kanalet e gjuhës shqipe duke e reduktuar numrin e tyre nga dy apo më shumë në vetëm një kryeredaktor për kanalet në gjuhën shqipe të transmetuesit publik.
Përmes këtij vendimi përcaktohet që të gjitha përgjegjësitë e secilit kryeredaktor që deri më tani kanë qenë të ndara t’i kalojnë një kryeredaktori duke nënkuptuar që të gjithë vartësit e kësaj pozite tashmë do të kenë një adresë raportimi në aspektin e hierarkisë, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast Bordi i RTK-së ka aprovuar po kështu hapjen e konkursit publik për Kryeredaktor në transmetuesin publik përgjegjës për pjesën informative, editoriale dhe programore. Pozita e kryeredaktorit ne RTK prej vitesh është zëvendësuar me ushtrues detyre.
Në mbledhjen e datës 11 maj Bordi i RTK-së po kështu ka pezulluar rregulloren për udhëtime zyrtare pas opinionit të zyrës ligjore të RTK-së se ajo është në kundërshtim me legjislacionin e Kosovës. Deri në një vendim të radhës do të zbatohet pershtatshmerisht rregullorja numër 06/2023 për kompensimin për udhëtime zyrtare dhe shpenzime të përfaqësimit e datës 06/02/2022. /Arbresh.info/
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...