Google ADS

Kamzë/ Gjendet i vrarë brenda një makine një 35-vjeçar, policia jep detajet

22:28 | 23 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një makine. Ngjarja ka ndodhur në kodër Kamzë, Tiranë.

35-vjeçari, i cili është identifikuar si Can Karriqi, banues në Bathore është gjetur i pajetë brenda një makine me targa të huaja.

“Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme