Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot është bërë përurimi i lidhjes së Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri Kurti, ministri Sveçla, ministri Aliu, Ambasadorin Hovenier si dhe shumë personalitete tjera.
“Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.
“Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë”.
“Prania e fuqishme e Qeverisë, duke përfshirë edhe Ministrin Sveçla dhe Ministrin Aliu, është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”./arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të