Avdi Kamerolli nga Ministria e Infrastruktures në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me dëgjimin publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete ka thënë se ndryshimi i është e dëmshëm për infrastrukturën.
“Këto ndryshime janë të dëmshme për ambientin ku siguria e trafikut është e mangët. Pothuajse të gjitha shtetet i kanë ndërmarr masat mbrojtëse për futjen e automjeteve të vjetëra në treg. Përderisa komisioni evropian thotë se automjetet e vjetra janë të dëmshme që të futen në treg atëherë kjo iniciativë është në kundërshtim me të”, ka thënë ai.
Sipas tij parimi për kontrollim të automjeteve në çdo komunë është i duhuri.
“Nuk duhet të krijohet mundësia për një treg të çrregulluar. Ne nuk jemi të informuar që grupet e kontrollimit teknik i kërkojnë këto automjete, përkundrazi ato i kundërshtojnë” ka thënë ai./Arbresh.info
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri