Një hajdut është kapur nga kamerat në momentin kur po vidhte një barnatore në Prishtinë.
Barnatorja “Nika Pharm” në sheshin “Bill Klinton” në kryeqytet ka qenë cak i hajnave më datën 15 të këtij muaji pak para mesnatës në ora 23:30, shkruan Gazeta Shneta.
Në një video që ka siguruar Gazeta, hajni shihet duke vjedhur arkën e barnatores e cila ishte e mbyllur. Hajni ka arritur të vjedh rreth 400 euro nga shitja e ditës paraprake.
Videon e ka në dispozicion edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hetuar rastin. Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar. Barnatoret janë objekt i shpeshtë i sulmeve të hajnave, e madje një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë orëve të ditës.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë