Zjarre të mëdha aktive kanë përfshirë fshatrat e Malësisë së Kamenicës. Ekipet e zjarrfikësve në këtë komunë po përballen pa ndërprerë që nga data 25 tetor në katër vatra të mëdha zjarri.
Riza Bunjaku, komandant i njësisë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, tha se zjarret në fshatrat kufitare me Serbinë janë duke i lokalizuar, por për arsye se autoritetet serbe nuk janë duke reaguar në fikjen e tyre, zjarri është duke u kthyer përsëri në territorin e Kosovës.
Që nga data 25 tetor ekipet e zjarrfikësve në komunën e Kamenicës janë duke u përballur me katër vatra aktive të zjarrit dhe në dhjetëra tjera të vogla por të menaxhueshme. Fshatrat Meshinë, Sfircë, Lajçiq dhe Greçenik janë të prekura nga zjarret të cilat janë duke vazhduar.
Riza Bunjaku, komandant i njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit tha se në fshatin Lajçiq që është në kufi me Serbinë është zjarr i madh dhe aktiv.
“Zjarri në fshatin Lajçiq që shtrihet përgjatë vijës kufitare me Serbinë është aktiv dhe është zjarr i madh të cilin ekipet e zjarrfikësve në komunën e Kamenicës janë duke tentuar ta fikin. Zjarrin po e fikim në territorin e Kosovës, për shkak se nuk ka ndonjë marrëveshje kufitare mes Kosovës dhe Serbisë zjarri prapë po kalon në territor të Kosovës është fjala për fshatin Lajçiq dhe Sfircë”, tha Bunjaku.
Bunjaku ka thënë se për arsye se autoritetet e Serbisë nuk po reagojnë në fikjen e zjarrit që kalon në pjesën e tyre zjarri përsëri po kthehet në territorin e Kosovës
“Nga autoritetet e Serbisë nuk reagon askush, ne e fikim në territorin tonë por pas 24 orëve zjarri prapë kalon në territor të Kosovës. Zjarri që ka qenë në fshatin Meshinë prej datës 25 tetor jemi duke u marrë dhe ende është aktiv. Këtë zjarr kohë pas kohe e kemi lokalizuar e kemi futur në kontroll. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe drunjëve të mëdhenj duke u djegur zjarri po përsëritet pas 15 orëve po aktivizohet”, u shpreh ai.
Ai tha se ekziston dyshimi i zjarrvënies së qëllimshme nga faktori njeri.
Bunjaku, tha se ekipi i zjarrfikësve gjatë fikjes së zjarrit në vatrat e prekura ka hasur në prerje të drunjëve.
“Zakonisht ka drunjë të prerë në ato zona ku janë duke ndodhur zjarret”, tha ai.
“Ligji e ndalon prerjen e drunjëve dhe pyjeve masive ndërsa nëse janë të kapluara nga zjarri atyre u jepet leje për t’i prerë dhe po ndizen me qëllim për të bërë prerjen e pyjeve masive sepse gjithmonë po ndodhë në ato vende ku janë duke prerë pyje në ato pjesë po digjen si një vazhdimësi për t’u marrë leja e prerjes së tyre”, tha Bunjaku.
Bunjaku tha se nga 444 raste të lajmëruara në komunën e Kamenicës, 333 kanë qenë raste të zjarreve të hapura.
“444 raste i kemi pasur këtë vit, 330 kanë qenë zjarre të hapura në komunën e Kamenicës. 860 hektarë janë përfshirë sivjet nga flaka”, tha komandanti i njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit në këtë komunë./Gazeta Express/
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin