Një punëtor në Kamenicë është plagosur me armë nga dikush që ka tentuar të vjedh në vendin ku viktima punonte.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka thënë se pasi e ka vërejtur të dyshuarin dhe e ka pyetur se kush ishte, i dyshuari ka shtënë mbi të duke e plagosur.
Policia nuk ka arritur ta identifikojë ende të dyshuarin, ndërsa punëtori i plagosur është në gjendje stabile dhe po trajtohet në spital.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...