Kamenica fillon të ndërtojë Bulevardin e qytetit
Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit, përfaqësues nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, kanë ndjekur nga afër fillimin e punëve për ndërtimin e bulevardit
I pari i komunës tha se është shumë i lumtur që sot po fillon të realizohet ky projekt madhor për ndërtimin e Bulevardit të qytetit.
“Tejet i lumtur që sot nisëm punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit. Ky projekt madhor për Kamenicën, po jetësohet në segmenti kryesor rrugor që ndodhet mes drunjve të lartë e plot gjelbërim, e që bulevardit do ia shtojnë edhe më shumë bukurinë. Me ndërtimin e bulevardit, Kamenica do të marrë një pamje të mrekullueshme. Ju qoftë përhajër e vazhdojmë tutje”, tha Kastrati.
Ndryshe nga sot rruga “Skënderbeu”, mbyllet për qarkullim të automjeteve (duke filluar nga hyrja e shkollës “Fan Noli” deri tek udhëkryqi që shkon tek Policia). Qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe do të bëhet përmes dy rrugëve alternative, ku dhe do të vendosen sinjalizuesit përkatës.
Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dy vjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit