Kryetati i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për gjendjen në këtë komunë pas konfirmimit të disa rasteve me koronavirus.
Kastrati thotë se kanë menduar që t’i fusin edhe 18 familje në karantinë, meqenesë kanë pasur kontakt me të infektuarit. Ai ka treguar se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke marrë mostra, por ka thënë se nuk e di numrin e saktë.
Ai ka treguar se në mesin e personave që u janë marrë mostrat dje janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Janë edhe 18 familje të tjera që kemi menduar të futen në karantinë, të cilët kanë pasur kontakt me ta, por deri tash nuk janë testuar. Është duke u bërë testimi, nuk e dijmë numrin e saktë, vetëm që e di që për momentin janë duke u marrë mostrat. Dy prej tyre që mostrat u janë marrë dje janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa të tjerët janë nga Topanica dhe raste kontakti. Ende nuk jemi të sigurtë a do të jetë dikush nga stafi mjekësor, por kanë qenë të pajisur me pajisje mbrotjëse dhe nuk kanë paraqitur asnjë simptomë se janë të infektuar”, ka thënë Kastrati.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...