Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj për portalin Arbresh.info ka bërë të ditur se së shpejti do të inaugurohet një qendër teknologjike në Kamenicë.
Sipas tij, falë kësaj qendre, të rinjtë dhe të rejat mund të trajnohen në fusha të ndryshme të programimit.
“Kamenica gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme në aspektin e diasporës dhe kjo ka bërë që të përshpejtojmë ritmin e lëvizjes çoftë tek të rinjtë por edhe te moshat e mesme. Ndërsa ne po përkujdesemi që të ofrojmë infrastrukturën e nevojshme. Së shpejti do të inaugurojmë edhe qendrën teknologjike ku të rinjtë do të kenë mundësi të trajnohet në shumë fusha të programimit dhe kështu çdo i ri që aftësohet në fusha të programimit, dizajn ose animacione, do të jetë një kuadër i kualifikuar dhe një kuadër me vlerë edhe për shtetin që dëshiron të jetojë.
Por, Rahimaj, pohon se sot fusha e teknologjisë po ofron mundësi edhe të eksportit shumë të madh të shërbimeve, prandaj sipas tij, nuk është shumë e nevojshme që të rinjtë e të rejat dhe çdo kush që dëshiron të trajnohet brenda kësaj qendre të largohet nga vendi.
Kostot e pagesës sipas tij, sigurisht që janë më të larta, kurse kostot e jetesës më të ulëta dhe për këtë ia vlen./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza