Komuna e Kamenicës, ndonëse një nga komunat më të vogla në Kosovë mban një numër të madh të të punësuarve vetëm në zyrën për informim.
Arbresh.info ka mësuar se vetëm në këtë departament, kjo komunë ka hiq më pak se katër të punësuar.
Sipas burimeve të portalit, asnjëri prej tyre nuk e ka kriterin bazë, shkollimin adekuat për këtë pozitë.
E kjo komunë nuk ka madje asnjë televizion apo portal që publikohen aktivitet e kësaj komune, përpos dy radiove lokale.
I kontaktuar nga Arbresh.info, Faton Biqkaj i cili ka pozitën Udhëheqës i personelit tha se në këtë komunë janë gjithsej tre persona që punojnë në zyrën për informim.
Ai foli edhe rreth rastit të pranimit të personit të tretë për të cilin nuk ka pasur konkurs të hapur në portale apo në faqen zyrtare të kësaj komune.
Ndërkohë që me tre zyrtarë apo katër për informim faqja e Komunës së Kamenicës do të duhej të punonte shumë mirë, dhe nuk do të duheshin të mungonin as konkurset në këtë faqe.
Por përpos që nuk kishte konkurse të publikuara në faqen e tyre, të punësuarit në këto pozita nuk janë me shkollim adekuat, njëri ështësociolog, tjetra juriste dhe njëra me shkollë të mesme.
Në pyetjen se pse nuk ka pasur konkurs të hapur nga komuna, Biqkaj tha se ka pasur konkurs vetëm në njërën nga gazetat ditore.
“Konkurs ka pas në njërën nga gazetat ditore ndërsa në ueb ka mujtë me qenë ndonjë gabim që nuk e kanë postu”, ka thënë Biqkaj.
Mirëpo nga një hulumtim i thjeshtë që ka bërë portali, del se nga nga dhjetori i vitit të kaluar nuk ka asnjë konkurs të publikuar në këtë faqe, e madje në listën e punëtoreve që mund ta gjeni në faqen zyrtare të kësaj komune mungojnë disa punëtorë.
Biqkaj thotë se në këtë zyrë vazhdimisht ka pasur punëtor që kanë lëvizur në zyre tëtjera.
“Zyra për informim ka pas vazhdimisht punëtorë që kanë lëviz prej zyrës për informim në zyre tjera. Është Sylejman Morina përgjegjës për zyrën e Informimit dhe Vesa Keniq për sektorin e informimit për serb” tha ai .
Ndërsa në lidhje me personin e katërt për të cilin Arbresh.info e ka pyetur Biqkajn se a është punëtor në zyrën e Informimit duke u bazuar në informacionet që ka, përgjigja ishte se ai punon në administratë.
Mirëpo emri i personit nuk është fare në listën e punëtorëve në faqen zyrtare të Kamenicës.
Rrahman Paqrizi, profesor i gazetarisë dhe njohës i mediave ka thënë për Arbresh.info se zyrtarët për informim është mirë të kenë të kryera studime për marrëdhënie me publikun mirëpo siç tha, fakultetet në Kosovë nuk e ofrojnë këtë.
“Fakultetet e gazetarisë te ne janë mjaft te vona dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi që zyrat për informim të kenë staf me gazetari të kryer. Se këndejmi njerëzit që janë punësuar në zyrat për informim kanë ndërtuar tashmë një përvojë të mirë dhe u janë nënshtruar trajnimeve, të cilat i kanë bërë të zotë për punën që e kryejnë. Normalisht studimet në marrëdhënie me publikun do të ishin të mirëseardhura për zyrtaret për informim, mirëpo programet aktuale të gazetarisë në UP, në AAB dhe në UBT nuk janë më të përshtatshme për këtë fushë-veprimtari, por gjithsesi më të përafërtat në tregun e Kosovës”, është shprehur Paçarizi.
Sipas tij, fakti që dikush ka studiuar gazetarinënuk e bën atë automatikisht ekspert të marrëdhënieve me publikun./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...