Komuna e Kamenicës pas gjashtë viteve do të funksionalizojë objektin e Gjinekologjisë.
Së shpejti, me funksionalizimin e objektit të Gjinekologjisë i cili është duke u ndërtuar, gratë e Komunës së Kamenicës nuk do t’u duhet të udhëtojnë për në Gjilan e Prishtinë për të realizuar kontrollet.
Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati thotë se gjinekologët do të udhëtojnë nga QSKUK.
“Me pensionimin e gjinekologut që ka qenë në komunën tonë nuk kemi pas gjinekolog tjetër edhe pse disa here kemi shpall konkurs por nuk kemi arrit me bo zgjidhje. Mjeku do të vijë tre herë në javë nga katër orë.”
Qëndron Kastrati ka thënë se ky është një model shumë i mirë që duhet ta marrin edhe komunat tjera.
“Kujdeset parësorë shëndetësore që është në kuadër të komunave nuk i ka ofruar deri tash shërbimet gjinekologjike, por tash në komunën tonë është një ndër modelet që do të ketë shërbime gjinekologjike”, tha kryetari Kastrati.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës, Suna Zaimi, tha se objekti do të jetë gati për shërbim të pacientëve brenda dy muajve.
“Puna pritet të fillojë në momentin që të përfundoj objekti që është paraparë në fund të shkurtit ose në fillim të janarit. Momentin që përfundon objekti e kemi inventarin dhe besoj që brenda dy muajve do të filloj punën objekti”, tha ajo.
Ka gjashtë vite që pacientët në Komunën e Kamenicës obligohen të udhëtojnë për në qendrat më të afërta për të kryer kontrolle mjekësore sepse në këtë komunë nuk ka pasur gjinekolog e as objekt të gjinekologjisë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...