Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se do të jetë e vështirë që në këtë kohë Serbia ta njoh zyrtarisht shtetin e Kosovës.
Ai këtë e ka arsyetuar me faktin se Serbia në prillin e vitit të ardhshëm mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
“Presidenti Vuçiq po dëshiron të blejë kohë për njohjen e Kosovës, njëjtë sikur Boris Tadiqi. Vuçiq në këtë kohë po shtynë marrjen e vendimit përfundimtar për Kosovën. Para zgjedhjeve në Serbi, është problematike të pritet njohja e drejtpërdrejt e Kosovës dhe që Vuçiq ta merr një hap tash para zgjedhjeve është pak e mundshme, vetëm nëse ndodh ndonjë gjë e madhe sikur ajo që ndodhi me Marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Kamberi në RTK.
Ai ka folur edhe për raportet me liderin e VV-së, Albin Kurtin. “Kam pasur shpesh takime me zotin Kurtin kur ishte në opozitë, shpresoj që ato të vazhdojnë edhe në qeveri. Këto marrëdhënie me Kurtin i kemi pasur sikur edhe me partitë tjera. Interesi i shqiptarëve të Luginës është që të kenë raporte të drejtpërdrejta me institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...