Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se nëse Lugina e Preshevës nuk bashkohet me Kosovën, si pjesë e fazës finale të bisedimeve me Serbinë, numri i shqiptarëe në atë trevë do të përgjysmohet.
Në Zona e Debatit ai ka deklaruar se rrethanat politike në Luginën e Preshevës kanë bërë që ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë të pëlqehet nga shqiptarët atje.
Kamberi ka përmendur Korridorin X, popullsinë me moshë të re dhe potencial, diasporën e fuqishme, e të tjera, kur është pyetur se çka do të fitonte Kosova, nëse do t’ia bashkëngjiste vetes Luginën.
“Nuk janë realizuar premtimet e marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, gjë që dëshmon se Serbia nuk është e gatshme dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme demokratike për t’i integruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, si qytetarë të barabartë me të tjerët”.
“Një rrugë që për 17 vjet është tentuar, por nuk ka dhënë rezultate – dhe jo vetëm kaq, por ka ndikuar që një numër i madh i popullsisë tonë të shpërngulet. Prandaj tash ideja e lansuar nga presidenti Hashim Thaçi shihet si atraktive, si një mundësi që nxit shpresë të re tek shqiptarët e asaj ane”.
“Synimi ynë është që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës t’i bashkohen Kosovës. Ajo fiton 80 mijë banorë, me moshë mesatare 27 vjeç. Popullsi e re me potencial të madh. Fiton diasporë të fuqishme dhe fiton afërsi prej një kilometri me Korridorin X, si dhe stabilitet politik në raport me fqinjin. Kjo Serbi po tregon se nuk i do shqiptarët dhe i konsideron elementë të huaj dhe si të tillë do t’i largojë. Me trendet që kanë filluar prej vitit 2010, me liberalizimin e vizave, me mungesën e zhvillimit ekonomik dhe diskriminimin, unë besoj që në dhjetë vjet bërthama shqiptare do të përgjysmohet”.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...