Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë.
Ai tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.
“Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga bunajovci janë mbajtë 4 orë në dheun e bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, tha ai në “DebatPlus”
Sipas tij ky veprim i Serbisë, vjen si hakmarrje të zhvillimeve të fundit dhe fitores së Kosovës në KiE.
“Është interesant se vjen vetëm një ditë pas votimit në KiE, dhe pas një deklaratë skandaloze nga Vuçiq i cili tha organet e rendit do të procedojnë të gjithë ata që punojnë në rrënimin kushtetues të Serbisë”, tha ai.
Sipas tij Aleksandër Vuçiq, këto veprime i bën për konsum të brendshëm por edhe të jashtëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...