Kamberi: Tendenca për t’na ndalu shqiponjën është tentativë për t’na mohu identitetin

22:31 | 26 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarët të vendosin flamurin Kuq e Zi në profilet e tyre në Facebook.

Sipas tij kjo duhet të bëhet që të protestohet, pasi ditë më parë një fëmije shqiptar iu ndalua të mbante veshur fanellën me shqiponjë, shkruan Arbresh.info.

“Shqiponja është e jona. Prandaj e mbajmë me krenari. Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tendenca për t’na ndalu shqiponjën është tentativë për t’na mohu identitetin. Nuk pranojmë. Prandaj nuk mundeni. Në shenjë proteste për rastin e ndodhur ditë më parë, kur një fëmije shqiptar iu ndalua të mbante veshur fanellën me shqiponjë. Ta veshim Facebookin kuq e zi”, ka shkruar Kamberi./Arbresh.info/

Të ngjashme