Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për tu konsultuar lidhur me themelimin e qeverisë serbe.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se i kanë prezantuar Vuçiqit kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës.
“Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal”, ka shkruar ai.
Mes tjerash, Lutfiu theksoi se me Vuçiqin kanë diskutuar edhe për privatizimin e Banjës së Bujanocit, shkollat në gjuhën shqipe e po ashtu edhe për diplomat.
“Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici. Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve”, u shpreh ai.
“Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë”, shtoi Lutfiu.
“Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës. Beteja jonë në realizim e kërkesava tona vazhdon”, shtoi Lutfiu në fund./Arbresh.info
Erdogani e kundërshton vendimin e SHBA-së për armë me rreze ...
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...