Kamberi takohet me Escobarin, flasin për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve të Luginës

21:08 | 14 Tetor 2022
E.H

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është pritur në Departamentin Amerikan të shtetit nga i dërguari special të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.

Gjatë këtij takimi, Kamberi tha se u diskutua nevoja e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas Kamberit, kjo u bë për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate për Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se gjatë vizitës së fundit të Escobarit në Kosovë e Serbi, u diskutua shumë çështja se pse ai takoi veç minoritetet serbe në Kosovë por jo edhe në Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme