Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të luajë një rol, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, pasi Serbia i shikon si armiq.
Mes të tjerash ai nënvizoi se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shohin si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat e tyre për të drejtat e shqiptarëve.
“Pesimisti thonë është një optimist i informuar. Për shkak të rrethanave të Kosovës, shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderohen si armiq dhe refuzojnë të gjithë kërkesat tona që i kemi paraqitur. BE dhe SHBA duhet të bëjnë një drejtësi më të madhe që Serbia të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve. Këtu ne e shohim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat tona”.
“Meqenëse kërkesat tona janë të lidhura me standardet e Këshillit të Europës, Shqipëria si shtet anëtar në mekanizmat ndërkombëtar do të duhet të luajë një rol më të madh në këtë drejtim. Ne po kërkojmë që Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës të ndërtojnë programe të veçanta shtetërore për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha ai./Euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...