Kamberi: Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë

10:01 | 18 Dhjetor 2023
A Z

Shaip Kamberi ka treguar se ka arritur ta sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.

Kamberi ka marrë 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka postuar edhe një thënie të boksierit Muhammad Ali.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa.’ – Muhamed Ali”, shkruan Kamberi në profilin e tij në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme