Kamberi reagon pas takimit me Kurtin: E falënderova për vëmendjen e shtuar ndaj Luginës

21:41 | 16 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u takua me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ku bisedoi lidhur me rrjedhat aktuale politike.

Pas takimit ka reaguar Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Kamberi ka shkruar se ai e ka përditësuar Kurtin me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.

Po ashtu ai ka folur edhe disa nga projektligjet që kanë inicuar në Kuvend.

“Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve. E informova se bashkë me deputetët boshnjak të SDA kemi inicuar pesë projektligje. E falënderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ai ndër të tjerash./Arbresh.info/

Të ngjashme