Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe deputeti shqiptar Shaip Kamberi janë përplasur ashpër sot mbi dialogun Serbi-Kosovë.
Debati erdhi gjatë sesionit të pestë special të Asamblesë së Serbisë, ku Vuçiq informoi deputetët mbi negociatat Beograd-Prishtinë.
Kamberi u shpreh se në të ardhme sheh të mundshëm një bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve por theksoi se duhet ditur se si të diskutohet me njerëzit të cilëve u janë vrarë fëmijët nga serbët.
“Si deputet i popullit shqiptar, shoh një të ardhme ne BE por gjithashtu dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Formula e bashkë ekzistencën të popujve në Ballkan është mirëkuptimi, çdo gjë tjetër do të çonte në konflikt të përgjakshëm. Gjithsesi, besoj se Brukseli ka treguar interes të vakët për këtë çështje”, tha Kamberi.
Kamberi në fjalën e tij në Parlamentin e Serbisë deklaroi se opinioni në Serbi duhet të dijë që ka pasur krime ndaj popullsisë shqiptare dhe ka pasur sulme të organizuara nga forcat serbe.
“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i temave nga 1990-ta nuk ka vend në dialog. E kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet të kuptojë se po negocion me njerëz të cilëve u janë vrarë fëmijët me ‘Scorpions’ serb. Sot duhet kuptuar që pavarësia e Kosovës është rezultat i ndarjes së Jugosllavisë”, nënvizoi deputeti shqiptar në Parlamentin serb.
Ai solli rastin e Saranda Bogujevcit nga Podujeva, e cila u mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 pjesëtarë të familjes mes të cilëve dhe një fëmijë vetëm 2-vjeç.
Sipas Kamberit, deklaratat kundër shqiptarëve dhe Kosovës nuk e ndihmojnë dialogun dhe Serbia sot nuk ka vetëm këtë problem, por ka mosmarrëveshje dhe me Malin e Zi dhe Kroacinë. Gjithashtu ai tha se Serbia sistematikisht po punon për të margjinalizuar shqiptarët dhe tha se e kundërshtonte këtë me forcë.
Në përgjigjen e tij presidenti Vuçiq tha se Kamberi flet vetëm për krimet e serbëve.
“Të dëgjova për 20 minuta dhe duhet të kuptosh që ne serbët nuk jemi as engjëll dhe as shenjtë. Shqiptarët nuk kanë kryer krime? Nuk të kam dëgjuar kurrë të flasësh për këtë. Është e vështirë për mua ta besoj këtë histori”, tha Vuçiq.
Shaip Kamberi reagoi sërish duke i kujtuar Vuçiqit se kishte qenë ministër në kohën e luftës së Kosovës.
“Ndryshimi mes nesh është se ti ke qenë ministër në atë kohë kur janë kryer krimet, ndërsa unë jo”, tha deputeti shqiptar.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...