Kamberi për zgjedhjet e 17 dhjetorit: Sot deputeti, nesër komuna

12:15 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka thënë se janë duke vazhduar me hapat e fundit drejt mobilizimit për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës.

“Me strukturat e PVD në Preshevë për të dakorduar hapat drejt mobilizimit të fundit dhe arritjes së rezultatit të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. Sot deputeti, nesër komuna. Me partnerët bashkë.13”, shkruan Kamberi.

Ndryshe, Kamberi më herët ka njoftuar se në listë bëjnë pjesë këto parti: Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptarë, e Aleanca për Luginën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme