Google ADS

Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë Tokësore sipas Marrëveshjes së Kumanovës

12:55 | 30 Shtator 2023
E.K

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka shkruar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë presidentit të shtetit serb, Aleksaner Vuçiq.

Përmes një postimim në X, Kamberi ka shkruar se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

Sipas tij, nëse dështohet me mosrespektimin e  kërkesës së SHBA-së, mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.

“Sekretari Blinken tha qartë “tërhiqni ushtrinë nga kufiri i Kosovës”. Vuçiq duhet të vendosë. Mosrespektimi mund të rezultojë në rivendosjen e Zonës së Sigurisë Tokësore. Marrëveshja e Kumanovës e mundëson këtë”, shkroi Kamberi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme