Kamberi në Slloveni për ndërmarrjet sociale

15:59 | 24 Prill 2017
arbresh.info

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi,  po merr pjesë në konferencën regjionale “Rritja e ndërmarrjeve sociale ekonomike në Evropën juglindore” e organizuar nga qeveria sllovene në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet partnere.

Zv/ministri Kamberi po përfaqëson Republikën e Kosovës në mesin e të gjitha vendeve të rajonit, shkruan arbresh.info.

Qëllimi kryesore i konferencës është rritja e ndërmarrjeve sociale në vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Konferenca synon të siguroj një platformë për shkëmbimin e eksperiencave publike dhe private të Evropës për zhvillimin e ndërmarrjeve të ekonomisë sociale në Evropën Juglindore për krijimin e lidhjeve dhe një strategjie të përbashkët të rajonit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme