Kamberi në ShBA: Reciprocitetin e shohim si zgjidhje

13:45 | 21 Tetor 2022
A. B.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se gjatë një jave qëndrim në ShBA, çështjen e Luginës e çuan në Departamentin e Shtetit, Senat e Kongres.

Kamberi tha se nuk kërkojnë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë dhe se kundërshtuan tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.

“Reciprocitetin e shohim si zgjidhje. Të gjithë bashkërisht treguan përkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Na pret punë e angazhim i pandalshëm”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, ai tha ishte Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme