Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka komentuar rrahja e politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, duke thënë se kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, Aleksandar Vulin ndaj kundërshtarëve politikë, dëshmojnë kahjen e ecjes së Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi thotë se po dënohen dhe kërcënohen të gjithë ata që kanë qëndrim të kundërt nga narrativa zyrtare në Serbi, përcjell Arbresh.info
“Dënohen apo kërcënohen të dënohen të gjithë ata që për çështjet e caktuara politike kanë qëndrim apo deklarim të kundërt nga narrativa zyrtare. Kërcënimet po bëhen histerike ndaj atyre që flasin për Kosovën shtet apo krimet e kryera në Kosovë. Rrahja e politikanit opozitar, N. Sandulloviq, kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, A. Vullin, se ‘ka lënë në proces shumë akuza ndaj individëve’ vetëm dëshmojnë kahjen e ecjes ky Serbisë”, ka shkruar Kamberi.
Sipas Kamberit, këto veprime që kundërshtohen me ligj, ekzistojnë në regjimet totalitare, ku nuk lejohet fjala e lirë.
“Është e tmerrshme që, drejtori i inteligjencës, i shkarkuar për shkak të sanksioneve të Thesarit amerikan dhe akuzave për ‘bashkëpunim me krimin e organizuar’, të ketë akoma fuqi për të kërcënuar kundërshtarët politik. Deliktet verbale zakonisht ekzistojnë në regjimet totalitare që nuk lejojnë fjalën e lirë dhe angazhohen për të shtypur formimin e opinionit publik që kundërshton politikën zyrtare. Delikti verbal, i njohur edhe si vepër penale kundër shtetit ose popullit, ishte një term joformal për veprën penale të specifikuar në nenin 133. të Kodit Penal të RSFJ-së”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se politikani serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga BIA serbe, pas homazheve që ka bërë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...