Kamberi modest për adresimin në shqip në Kuvendin e Serbisë: S’është asgjë heroike, as e jashtëzakonshme

00:20 | 10 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë një adresim në gjuhën shqipe këtë të martë në parlamentin serb.

Ai ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Serbisë për vendimin e një gjykate ndaj ministrit Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke u shpallur jofajtor, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht se është një respekt nëse fjalimi im ka pasë jehonë mbarëkombëtare. Po e kryeja obligimin tim për të cilin jam zgjedhur që t’i përfaqësojë shqiptarët. Nuk është asgjë heroike, asgjë e jashtëzakonshme, është diçka krejtësisht e zakonshme”, është shprehur Kamberi.

Kamberi në Edicionin e Analizës ka theksuar se gjuha e përdorur nga Vulin është gjuhë raciste.

Ndërkaq ka theksuar se askush nuk i është përgjigjur deri më tani nga faktori ndërkombëtar për atë që ka thënë sot në kuvendin serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme