Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se ky subjekt ka shënuar rritje në këtë komunë në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Vota për LDK në Mitrovicë ka shënuar rritje. Kemi rritë votën e LDK-së për 15 përqind dhe kjo tregon se LDK është në rrugë të mbarë”, ka thënë Kamberi, njofton Klan Kosova.
Sa për çështjen se ky qytet nuk do të ketë asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se kjo kërkon analizë.
“Vota e LDK-së dhe mitrovicasve shpërndahet dhe kjo na ka përcjell tek secili subjekt në Mitrovicë”.
“Konsideroj se është sinjal që edhe strukturat tonë është dashtë të merren me këtë çështje, përkundër rezultatit të mirë në rritjen e votës së LDK-së”.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person