Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se Institucionet si të Prishtinës ashtu edhe të Tiranës duhet të bëjnë projekte konkrete për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Ne kemi në vazhdimësi takime me institucionet në Prishtinë dhe në Tiranë. Kërkesa jonë e vazhdueshme është që këto institucione të jenë më prezente me projekte konkrete në Luginë të Preshevës. Mjerisht deri tani këto projekte janë simbolike që janë realizuar. Jemi në kohën kur përkrahja deklarative është e pamjaftueshme. Ne kemi pasur shpresa të mëdha nga mbledhja e dy qeverive që në agjendë ta kenë në vazhdimësi Luginën e Preshevës dhe të krijojnë një fond për këtë pjesë por kjo nuk ka ndodhur. Shpresojmë që me krijimin e qeverisë në Kosovë dhe zgjedhjeve në Shqipëri të kenë agjendën më të ngjeshur të një ndihme konkrete për Luginën e Preshevës”, ka thënë ai.
Kamberi ka shtuar se një gjë e tillë është e domosdoshme duke e pasur parasysh faktin e brishtësisë së situatës atje.
“Serbia qe një decenie e më tepër po mohon të drejtat tona por po bëhet një fushatë edhe e një represioni ekonomik,e një pasigurie të përgjithshme ekonomike që po ndikon drejtpërdrejt në largimin e rinisë. Kemi pritur që Kosova në kuadër të dialogut të Brukselit të ndërtoj një reciprocitet me Serbinë sa i përket të drejtave të pakicave. Mendoj që është plotësisht e gabueshme për ndërtimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor që të krijohet një pakicë që është e privilegjuar që po tentohet me pakicën serbe këtu ndërkohë që pakicave tjera tu mohohen të drejtat që janë me standarde të brendshme. Ne nuk kemi arritur as në nivelin e garantimit të të drejtave tona me ato norma juridike që garanton e drejta e brendshme e Serbisë. Ne jemi akoma shumë larg standardeve që BE ka për respektimin e të drejtave të pakicave në të gjitha sferat e jetës. Këtu presim që qeveria e re të ndërtojë një reciprocitet me Beogradin në drejtimin e respektimit të të drejtave tona”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...