Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kujtuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se Bunjaku me sakrificën e tij u bë symbol i parandalimit të agresionit terrorist, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, Banjska dhe sulmi terrorist shpërfaqën qartë tentativën që përmes destabilizimit të aneksojnë një pjesë të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë të Kosovës kujtojmë heroin Afrim Bunjaku, i cili me sakrificën e tij u bë simbol i parandalimit të agresionit terrorist. Banjska dhe sulmi terrorist një vitë më parë shpërfaqën qartë tentativën që përmes destabilizimit të aneksojnë një pjesë të Kosovës dhe treguan se kush nuk e do paqën dhe stabilitetin në rajon.”, ka shkruar ai.
“I përjetshëm kujtimi për Afrim Bunjakun.”, përfundoi Kamberi./Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...