Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për standarde të dyfishta.
Ai ka thënë se derisa Lajçak po i pranon serbët e Kosovës, ai nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës që ia bëri për takim me të për të biseduar për diskriminin e shqiptarëve në Serbi.
“Derisa Lajçak takohet me serbët e Kosovës, unë si deputet që përfaqësojë rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht takim për të diskutuar për çështjet e diskriminimit, nga dezintegrimit e deri pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Për fat të keq, nuk ka pasur përgjigje pozitive nga Lajçak kapo ekipi i tij. Standarde të dyfishta të EUSR”, ka shkruar Kamberi në platformën “X”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...