Lidhur me reagimin e valutës së dinarit në Kosovë, analisti Belgëzim Kamberi tha se është një reflektim i krizës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.
“Çështja e dinarit reflekton krizën e zbatimit të marrëveshjes në normalizimin marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë e që kishte edhe çështjen e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi”, tha Belgëzim Kamberi në një intervistë në RTK.
Ai më tej shtoi se, sikurse çështja e targave, pastaj e dinarit, si dhe intervenimet e Policisë së Kosovës në pezullimin e veprimtarive të të ashtuquajturave komuna paralele të serbëve në Kosovë, është një proces i përballjes së strukturave të paligjshme të Serbisë në Kosovë.
Kamberi tutje sqaroi se e gjithë kjo po ndodhë në një kohë kur është arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që do të duhej të zbatohej në koordinim edhe me ndërkombëtarët e në kuadër të dialogut, por që institucionet e Kosovës këtë po e zbatojnë , sikundër u shpreh ai, përmes një proces vetanak.
“Edhe çështja e dinarit ka të bëjë me sovranizimin monetar midis Kosovës e Serbisë, për zbatimin e saj në Kosovë”, deklaroi Kamberi.
Ai më tej theksoi se dialogu kishte një ecje përpara në fundin e vitit që lamë prapa, por që tani përsëri dialogu është futur në një krizë, pikërisht kur tani pritet të mbahen zgjedhjet në BE.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...