Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi dhe dy kolegë të tij përfaqësues të Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel e Selma Kuçeviç kanë depozituar një rezolutë në Kuvendin e Serbisë për të dënuar gjenocidin ne Srebrenicë.
Kamberi ka njoftuar për këtë inciativë me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Pavarësisht nga depozitimi në Kuvendin serb të rezolutës, deputetët iniciatorë nuk presin që ajo të marrë mbështetjen e shumicës.
“Sidoqoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politiken zyrtare të negacionit të krimeve të luftes, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me kimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë“, shkruan Kamberi.
Tutje, Kamberi ka ndarë një pjesë të tekstit nga kjo rezolutë.
Postimi i plotë i Shaip Kamberit:
Bazuar në Rezulutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB 78/282 të datës 23 maj 2024, bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin shkrijel dhe Selma Kuçeviq, në Parlament, nisëm një iniciativë për aprovimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Nëse do të miratohet, Rezoluta që kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditën e Përkujtimit ndaj viktimve të gjenocidit, duke nderuar ato, por, edhe dhe duke u angazhuar për parandalimin e tilla mizorive në të ardhmen, e cila konsideron se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit”, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon. Por, meqë negacioni i gjenocidit dhe krimeve të luftës është shndrruar në kulturë të politikës shtetërore Serbi, nuk mund të printet që ajo edhe të përkrahet nga shumica nè Kuvendin popullor.
Sidoqoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politiken zyrtare të negacionit të krimeve të luftes, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me kimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë.
(Pjesë nga teksti i propozuar i Rezolutës)
Rezoluta mbi Gjenocidin e Srebrenicës
Kuvendi Kombëtar i Republikës së Serbisë dënon fuqishëm gjenocidin e kryer kundër popullit boshnjak në Srebrenicë në korrik 1995.
11 korriku shpallet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës do të shënohet për çdo vit.
Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë shpreh ngushëllime dhe kërkon falje familjeve të viktimave sepse Republika e Serbisë dështoi të parandalojë gjenocidin në Srebrenicë, nuk bëri gjithçka për të ndjekur dhe ndëshkuar autorët, dhe gjithashtu shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë, si dhe për familjet e tyre.
Përmes legjislacionit të saj, Republika e Serbisë do të sigurojë ndëshkime adekuate për mohuesit e gjenocidit të Srebrenicës, luftës, dhe krimeve të tjera.
Republika e Serbisë riafirmon vendosmërinë e saj për të parandaluar gjenocidin dhe të gjitha krimet e tjera dhe konfirmon pozicionet e dokumentit përfundimtar të Samitit Botëror të vitit 2005 dhe përgjegjësinë për të mbrojtur popullsinë nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit.
Republika e Serbisë garanton ratifikimin dhe zbatimin e plotë të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit, si dhe miratimin e ligjeve të nevojshme për të përmbushur detyrimet e asaj Konvente.
Republika e Serbisë do të përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat e disponueshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
Rëndësia e pajtimit bazuar në dialog, përballja me të kaluarën dhe përkushtimi për drejtësi dhe mbështetje për viktimat theksohet si baza për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Republika e Serbisë do të zhvillojë programe arsimore që do të mësojnë brezat e ardhshëm mësime për pasojat negative që kanë rezultuar nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit, me qëllim të parandalimit të glorifikimit të tyre, që padyshim çon në krijimin e idesë se interesat e një populli dhe shteti mund të arrihen në kurriz të një populli dhe shteti tjetër.
Popular i Republikës së Serbisë konfirmon rëndësinë e mësimit nga dështimi për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë, siç thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 53/35 të Asamblesë së Përgjithshme, dhe vendos të veprojë në kohë dhe në mënyrë efektive për të parandaluar përsëritjen e gjenocidit dhe të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për këtë qëllim.
Republika e Serbisë konfirmon se shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit dhe në këtë kuptim angazhohet të miratojë akte ligjore detyruese që do të garantojnë në mënyrë të qartë mbrojtjen dhe realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe të sigurojnë kushte për pakicat për ushtrimin e së drejtës së tyre për ekzistencë politike./Arbresh.info/