Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është tejet i shqetësuar pas raportimeve se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb.
Me anë të një postim në Facebook, Kamberi ka theksuar se Serbia po shndërrohet në shtet policor dhe se policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politikë të regjimit.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin.
Tutje, ai ka vlerësuar se arsyeja e rrahjes brutale të Sanduloviqit nga BIA serbe është se ai ka kërkuar falje në emër të serbëve për vrasjen e familjes Jashari.
Postimi i plotë:
Policia politike serbe (BIA) rrah brutalisht Nikola Sanduloviq, kryetarin e Partisë Republikane në Serbi.
Arsye e rrahjes brutale të Nikola Sanduloviq nga BIA, është fakti që ai ka kërkuar falje në emër të serbëve për vrasjen e familjes Jashari, gjatë vizitës së tij në Prekaz.
Siç e përmend avokati i tij Çedomir Stojkoviq, një oponent politik i presidentit të Serbisë, “Sanduloviqit i është rrezikuar edhe jeta”.
Ky është edhe një rast që dëshmon se të pranosh realitetin e ekzistimi të Kosovës shtet, të pranosh fajin për vrasjet dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia i ka kryer në Kosovë, të sulmosh vlerat antievropiane që po i propagon Beogradi zyrtar, do të sulmohesh në mënyrën më brutale nga vetë institucionet e shtetit.
Serbia që moti nuk është demokraci, ajo, tani, po kalon edhe kufijtë e autokracisë, ajo po shndrrohet në shtet policor, sepse policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politik të regjimit dhe të idesë së “Botës serbe”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin.
Ndërsa, ideologjia mbizotruese e regjimit në Serbi akoma mbetet albanofobia, është për tu habitur fakti që opozita, ajo që e quan veten “proevropiane” nuk ka asnjë reagim lidhur me rrahjen brutale të një opozitari.
Regjimi dhe opozita në Serbi e kanë një gjë të përbashkët: Albanofobia është e karakteristikë e dyve./Arbresh.info
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...