Deputeti shqiptar në Kuvedin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ndarë fjalimin e tij të mbajtur në protestën e shqiptarëve të Luginës popullore “Për identitet e dinjitet” të mbajtur sot në Bujanoc.
Në fjalën e tij, Kamberi ka treguar arsyet e mbajtjes së kësaj proteste, shkruan Arbresh.info.
“Meqë jemi duke jetuar në një shtet që, së paku formalisht, është në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, që do të nënkuptonte se këto vlera të BE-së janë standard edhe për Serbinë, shtrohet pyeja Pse atëherë ne jemi tubuar këtu? Pse protstojmë? pse shtrojmë kërkesat tona edhe këtu në sheshin Skenderbej të Bujanocit, (të cilin qeveria në Beograd nuk na ka zyrtarizuar)?”, u shpreh ai.
“Jemi këtu sepse qeveria qendrore në Beograd,
o Po refuzon të respektojë të drejtat tona,
o Po refuzon të na integrojë në organt shtetërore në mënyrë të drejtë e të barabartë, sepse nuk na njeh diplomat,
o Po na pasivizon,
o Po na diskriminon,
o Po na ngushton hapësirën elementare për jetë normale,
o Po refuzon të respektojë tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptar e të ndërmjetësuara nga ndrkombëtarët,
o Sepse qeveria në Beograd, këtu në Luginë të Preshevës, po shkelë rëndë vlerat më elementare të Bashkimit Evropian: paqen, demokracinë, të drejtat e njeriut, të drejat e pakicave, drejtësinë, barazinë para ligjit, sundimin e të drejtës. Po shkelë fundamentet e vetë Bashkimit Evropian edhe atë në sytë e Bashkimit Evropian dhe gjithë Bashkësisë ndërkombëtare që ishin ndërmjetësit dhe garantuesit e tri marrëveshjeve të nënshkruara (2001, 2009 dhe 2013).”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai theksoi se “Beogradi zyrtar, duke ndaluar çfarëdo investimi të huaj apo vendor, po diskriminon ekonomikisht edhe serbët lokal, për inat të shqiptarëve”
Ai tha se në rast nevoje do të pasohet edhe me protesta të tjera teksa ftoi Qeverinë e Beogradit që të fillojë në mënyrë urgjente dhe të pakushtëzuar realizimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet e nënshkruara.
Kamberi po ashtu ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë sa më shpejt për të ndërprerë këtë diskriminim.
“Mbi të gjitha ftoj bashkësinë ndërkombëtare: Bashkimin evropian, Këshillin e Evropës, OSBE, vendet e Quintit, që të reagojnë sa më shpejt për të ndërprerë këtë diskriminim dhe aparthejdin klasik, sepse që nga Marrëveshja e Konçulit 2001, e deri te Plani shtatë pikësh 2013, ne kemi patur besim, jo në Beogradin, por në vlerat dhe parimet e Demokracive Perëndimore.”, tha mes të tjerash deputeti shqiptar.
Fjalimi në protestën popullore “Për identitet e dinjitet” të mbajtur sot në Bujanoc:
Të ndëruar qytetarë,
Përfaqësues politik e institucional,
Të nderuar veteranë të ish UÇPMB-së,
Familjarë të dëshmorëve,
Të nderuar pjesmarrës,
Në shoqëritë multietnike, kornizat kushtetuese dhe politika qeveritare duhen të jenë inkluzive dhe në mënyrë eksplicite të pranojnë ekzistimin e diversitetit, sikurse edhe të garantojnë mbrojtjen dhe avancimin edhe të diversitetit edhe të inkluzionit.
Administrata shtetërore dhe shërbimet publike duhet që diversitetin ekzistues ta integrojnë në punën e vet, duke punësuar pjesëtarë të pakicave, sidmos nëpër sektorët që merren me shërbime publike.
Demokracia dhe administrimi që bazohet në vlerat themelore të saj, nënkuptojnë mbrojtjen e popullsisë së tërësishme të një shteti pavarësisht dallimeve etnike, gjuhsore, kulturore, fetare apo sociale.
Shtetet duhet pakusht të respektojnë standardet e të drejtave të pakicave, përfshi edhe standardin për pjesmarrje efektive në vendimarrje dhe pjemarrjen e pakicave në mënyrë të drejtë e të barabartë në punën e organeve shttërore.
Diskriminimi si dukuri është i ndalur për një shoqëri demokratike, sidomos për një shoqëri e cila pretendon të etë pjesë e Bashkimit Evropian.
Sipas Kontratës së Lisabonës të 13 dhjetorit 2007, që është plotësim i Kontratës së Mastrihtit për themelimin e Bashkimit Evropian, vlerat evropiane janë të definuara. Ato janë: “paqja, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, drejtësia, brazia dhe sundimi i të drejtës”.
Pra këto janë vlera të përcaktuara si vlera të Bashkimit Evropian, të cilat janë të obligueshme për shtetet anëtare dhe shtetet që pretendojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Meqë jemi duke jetuar në një shtet që, së paku formalisht, është në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, që do të nënkuptonte se këto vlera të BE-së janë standard edhe për Serbinë, shtrohet pyeja Pse atëherë ne jemi tubuar këtu? Pse protstojmë? pse shtrojmë kërkesat tona edhe këtu në sheshin Skenderbej të Bujanocit, (të cilin qeveria në Beograd nuk na ka zyrtarizuar)?
Jemi këtu sepse qeveria qendrore në Beograd,
o Po refuzon të respektojë të drejtat tona,
o Po refuzon të na integrojë në organt shtetërore në mënyrë të drejtë e të barabartë, sepse nuk na njeh diplomat,
o Po na pasivizon,
o Po na diskriminon,
o Po na ngushton hapësirën elementare për jetë normale,
o Po refuzon të respektojë tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptar e të ndërmjetësuara nga ndrkombëtarët,
o Sepse qeveria në Beograd, këtu në Luginë të Preshevës, po shkelë rëndë vlerat më elementare të Bashkimit Evropian: paqen, demokracinë, të drejtat e njeriut, të drejat e pakicave, drejtësinë, barazinë para ligjit, sundimin e të drejtës. Po shkelë fundamentet e vetë Bashkimit Evropian edhe atë në sytë e Bashkimit Evropian dhe gjithë Bashkësisë ndërkombëtare që ishin ndërmjetësit dhe garantuesit e tri marrëveshjeve të nënshkruara (2001, 2009 dhe 2013).
Barazia nënkupton të drejtat e njëjta për të gjithë qytetarët para ligjit, ndalimin e diskriminimi në çfarëdo baze. Liria nënkupton lirinë e qarkullimit, lirinë e shprehjes, lirinë e përzgjedhjes së përkatësisë etnike e fetare, lirinë e tubimeve, lirinë e informimit.
Jam munduar, sikurse edhe përfaqësuesit tjerë shqiptarë, që në aktivitin tim si deputet, nga seanca e parë e parlamentit të flas në mënyrë të qartë e të argumentuar për të gjitha problemet tona jetike: integrimin, lirinë e shprehjes, sundimin e të drejtës, gjuhën e urrejtjes, vrasjet e pazbuluara, krimet e luftës, domosdoshmërinë e përballjes me të kaluarën dhe gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët.
Kam folur për domosdoshmërin e pajtimit mes popujve në Ballkan, për rëndësinë e pjesmarrjs së pjesëtarëve të pakicave në jetën institucionale sidomos për kredibilitetin që pjesmarrja e tyre i shton këtyre institucioneve,
Kam folur, por, ata, qeveria? Ata jo që që kanë heshtur, por janë munduar, në parlament, media të kontrolluara, kanë orkestruar sulme më brutale për të tentuar të diskreditojnë kërkesat tona legjitime.
Me gjithë fushatat negative që kanë ndërmarrë, ata kanë arritur të shtyejnë realizimin e obligimeve të marra. Të shtyejnë po, por jo edhe të heqin nga agjenda drejtësinë, barazinë, lirinë si vlera fundamentale të demokracisë dhe vetë Bashkimit Evropian të cilat duhet t,i plotësojnë këtu në Luginë të Preshevës.
Pse po ndodh ky diskriminim. Sepse piromanët e djeshëm janë shndërruar në zjarrfikës të sotëm. Kanë veshur petkun e reformatorëve demokratikë. Por nuk kanë arritur asnjëherë të shkëputen me të kaluarën. Nuk kanë arritur e as që po dojnë të heqin dorë nga politikat e kaluara.
Aq më keq, me projekte gjoja kulturore, siç është “Bota serbe”, po tentojnë të realizojnë synimet e viteve 90. Kudo që jetojnë, në BeH, Kroaci, Mal të Zi e Republikën e Kosovës, serbët kanë status të privilegjuar.
Përkundër kësaj Beogradi zyrtar po manipulon me ta, duke mos i lejuar të integrohen, duke nxitur tensione rajonale, për nevojat e politikave ekpansioniste. Beogradi, njëkohësisht pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shkelur vlerat demokratike integrimin dhe relaizimin e të dretave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Pra Beogradi, po luan me standarde të dyfishta. Kërkon për serbët në shtetet e Ballkanit Perëndimorë të drejta që po refuzon ti japë pakicave brenda territorit të vet.
Kjo politikë duhet e standardeve të dyfishta duhet refuzuar. Jo vetëm për hirë të shqiptarëve, por, për hirë të paqes së qëndrueshme në Ballkan. Të drejtat e pakicave, sikurse të drejtat e njeriut, janë univerzale, jo specifike.
Vendosja e tyre nuk ka për qëllim të ndërtojë pakica të privilegjuara, por të vendosë barazi e simetri në respektimin e pakicave.
Karta e OKB-së dhe sikurse edhe dokumentet themelore të OSBE-së, kanë për qëllim “ruajtjen dhe forcimin e paqes ndërkombëtare duke zhvilluar raporte miqësore mes shteteve që repektojnë të dreta e njeriut dhe të drejtat e pakicave”.
Pra respektimi i pakicave dhe të drejtave të tyre paraqesin fundamentin e paqes rajonale dhe ndërkombëtare, mes nesh dhe brenda popujve.
Në qarqet e caktuara të bashkësisë ndërkombëtare po dëgjojmë se “Serbia ka pushtet garantues të stabilitetit dhe paqes rajonale. Me diskurs publik «modern». Pra ky diskriminim në Luginë të Preshevës po ndodh nën përkëdheljen e kryeqendrave të botës, që po parapëlqejnë stabilokracinë kundrejt demokracisë.
Për 23 vjet me radhë, që nga përfundimi i luftës së UÇPMB-së, e sidomos nga viti 2013, kur aqeveria e Serbisë, nën trysninë ndërkombëtare kishte pranuar pa asnjë kusht dokumentin e njohur si “Plani shtatë pikësh”, jemi munduar që të ndërtojmë dialog serioz me Beogradin për të jetësuar Marrëveshjet e arritura.
Jemi duke u angazhuar që të lobojmë te faktori ndërkombëtarë për këto qëllime të drejta e legjitime, kemi rrahur nëpër dyert e gjithë institucioneve ndërkombëtare.
Nga Brukseli në Washington.
Por, Beogradi, vazhdon me avazin e vjetër, të trajtimit të shqiptarëve si armiq, popull i rendit të dytë që nuk meriton pjesmarrje në institucione.
Ka vazhduar me diskriminimin, me mosnjohjen e diplomave, me mosintegrimin, me pasivizimin, me kufizimin e hapësirës normale për jetesë, që ka shkaktuar valë migrimesh të të rinjve tanë. Të them të drejtën Beogradi zyrtar, duke ndaluar çfarëdo investimi të huaj apo vendor, po diskriminon ekonomikisht edhe serbët lokal, për inat të shqiptarëve.
Për shkak të të gjithë këtij diskriminimi, ne jemi sot këtu, për të dëshmuar se vlerat elementare të BE-së po rrezikohen në Luginë të Preshevës, për të treguar se durimi jonë po soset dhe ky status quo është bërë i padurueshëm.
Prandaj, nga ky vend, në këtë protestë tonën të parë, e cila, në rast nevoje do të pasohet me tjera, ftoj qeverinë që të fillojë në mënyrë urgjente dhe të pakushtëzuar realizimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet e nënshkruara.
Mbi të gjitha ftoj bashkësinë ndërkombëtare: Bashkimin evropian, Këshillin e Evropës, OSBE, vendet e Quintit, që të reagojnë sa më shpejt për të ndërprerë këtë diskriminim dhe aparthejdin klasik, sepse që nga Marrëveshja e Konçulit 2001, e deri te Plani shtatë pikësh 2013, ne kemi patur besim, jo në Beogradin, por në vlerat dhe parimet e Demokracive Perëndimore./Arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...